Rama: Sandër Lleshi fitoi dëmshpërblim, i çoi lekët për bamirësi

Kryeministri Rama ka folur sonte për zëvendësministrin e ri Sandër Lleshin,duke thënë se Presidenti Meta nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse nuk e dekretoi atë.

Rama ka folur edhe për përplasjen që Lleshi ka pasur me Bujar Nishanin gjatë kohës që ky i fundit ishte kreu i shtetit.

Rama ka thënë se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë, por ish presidenti nuk e zbatuar këtë vendim.

Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshme ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri.

LEXO DHE :  I dënuar për trafik droge, 4 vjet burg për pedagogun

“Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar.

Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.