Rama replikon me Lubonjën: Je një shpifës me pagesë
Dritare.net
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama i referohet njërës fjali të Lubonjës, i cili këtë të mërkurë i ktheu përgjigje komentit të kryeministrit, bërë mbrëmjen e djeshme në intervistë që ngjalli shumë debat “Dritare” në Neës24 me Rudina Xhungën dhe një panel gazetarësh.
"Ti duhet të faktosh pse është shpifje"!Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë).Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif!JO!Barrën e provës e ka akuzuesi,prandaj shpifësit do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë”-shkruan Rama, në Twitter.
Gatë emisionit “Dritare”, Rama tha se Lubonja është një shpifës, por me ironi shtoi se nuk do të çonte sërish në burg një që ka vuajtur një dënim të gjatë në kohën e komunizmit.
Ndërkohë që i ftuar në Neës 24 lidhur me këto akuza Lubonja tha:“Nuk jam dakord me këtë që të kursehem që kam qenë në burg, para ligjit janë të gjithë të barabartë. Mendoj që thelbi i këtij debati është raporti i kryeministri po në përgjithësi i pushtetit me të vërtetën, me gjërat që thuhen, janë perceptim apo dhe fakte. Përgjithësisht, ça është kategoria e politikanëve tanë nuk e njohin dialogun por njohin akuzën. Je me mua ose je kundër meje.
Ti duhet të faktosh pse është shpifje. Më e rënda është që ti flet në emër të drejtësisë. Kjo është shenjë e një degradimi në fund fare. Për të mos thënë se akuzat janë shumë të rënda dhe nëse je i pastër duhet të jesh i qetë por nuk je akuzon për shpifje dhe ulërin. E dyta nëse ke akuza duhet t’i verifikosh jo të bësh mbulesën e parë. Sa prova duhet të kemi ne që të provojmë se ky kryeministri dhe gënjeshtra janë dy anë të së njëjtës medalje. Kjo është më shumë kërcënim. Vijmë tek situata unë kam drejtësinë, kam policinë dhe ose ti mbyll gojën ose të akuzoj”, deklaroi Lubonja. V.D/Dritare.net/