Rama-qytetarëve: Na duhet ndihma juaj për të identifikuar grabitqarët!
Dritare.net
Rama gjatë fjalës së tij, tha se programi është një mënyrë që qytetarët të zgjidhin më lehtë problemet, dhe i ftoi t’i drejtoheshin platformës, nëse nuk merrnin shërbimin e duhur nga punonjësit e të cilët i cilësoi si grabitqarë.
“Është qeveria miku më i madh i çdo qytetari. Nuk ka mik më të madh dhe më efikas se qeveria, pasi ajo mund ta bëj për secilin qytetar. Grabitqarët nuk mund t’i identifikojmë pa ndihmën tuaj. Është koha që të ndajmë të thatin nga i njomi. Më vjen mirë të them se numri total në platformë, ka kaluar 41 mijë dhe po i afrohet në 30 mijë raste të zgjidhura. Kjo tregon se ku e kemi çuar komunikimin me njerëzit. Komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit që nuk jetojnë në kazan, me njerëzit që nuk rrinë kafeve dhe nuk bëjnë llogje. Ne vërtetë kemi marrë votën e tyre, por qëndrojmë 24 me ta dhe në çdo sekondë që ata na kërkojnë”, tha Rama./E.B-dritare.net