Rama: Qeveria ka nisur investimet për konviktet dhe rezidencat e studentëve
E Hënë 10 Dhjetor 2018, 13:01
Dritare.net
Rama tha se qeveria ka nisur investimet dhe rikualifikimet e tyre, duke treguar edhe shumën e investimit.
“Studentët europianë e ulin qeverinë në tavolinë. Qeveria nuk është daja që shpërndan qofte. Qofte ke daje , qeveria nuk prodhon. Kemi patur qeveri që prodhon qofte, por shqiptarët mbetën në zgarë. Unë për vete nuk kam çfarë të them. Ne kemi një investim 18 mln euro në konvikte.Se sa do të rri në pushtet, flasim një ditë tjetër. Ky nuk është dhjetori i fundit. Qeveria duhet t’i thotë prindërit ndjesë kaq e kemi mundësinë", u shpreh Rama./E.B-dritare.net