Rama, publikon zbulimet që po bëhen në Parkun Arkeologjik të Finiqit
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur disa pamje nga Parku Arkeologjik i Finiqit, për t’ju uruar të gjithë shqiptarëve fundjavën.
Ndërkohë në këtë park është duke u bërë një punë e rëndësishme.
“Sektori i dytë ku po ndërhyjmë është agoraja ku kemi gjetur disa mure të cilat i përkasin një kompleksi të madh monumental. Pra edhe pse pak është zbuluar kemi të bëjmë me një qytet kompleks dhe të pasur me gjetje të shumta dhe të ruajtura mirë. Presim vetëm që ky qytet të hyjë në hartat turistike në mënyrë që të ketë sa më shumë vizitorë që të shohin këtë sit të mrekullueshëm. ”, shprehet një prej arkeologëve nw video.
“MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ju uroj një javë të mbarë ?”- shkruan Rama.
V.D/dritare.net/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/258226548346536/?t=23