Rama përkujton Rugovën në 72-vjetorin e lindjes: Gur këndor në ndërtimin e Kosovës
Dritare.net
Rama ka zgjedhur ta kujtojë Rugovën me foton e mëposhtme, duke e cilësuar si publicist e njohës i pazëvendësueshëm i letërsisë shqipe. "Rugova mbetet një "pjetër"- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur," shkruan Rama.
Postimi i plotë:
AMARCORD
Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.
Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.
Ibrahim Rugova mbetet një "pjetër"- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.
I paharruar kujtimi! ??