Rama përfundon pushimet, mbledh ministrat në kabinetin qeveritar
E Hënë 22 Gusht 2016, 16:04
Dritare.net
Ai ka mbledhur gjatë paradites disa nga Ministrat e kabinetit qeveritar.
Në Kryeministri sot janë mbledhur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro.
Mësohet se mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë. Ministrave të kabinetit iu la kohë pushimi që prej datës 5 gusht dhe pritet që këtë të mërkurë i gjithë kabineti, përveç Ministrave që janë në vizita zyrtare, të jetë i pranishëm në mbledhjen e Qeverisë.