Rama-opozitës: Ju vratë me 21 janar. Gjykatësit e kësaj dosje janë rrugëve
E Hënë 21 Janar 2019, 18:06
Dritare.net
Rama ka nisur fjalën e tij duke folur për 21 janarin e 2011, ku 4 protestues së opozitës së asaj kohe u vranë në bulevard.
Rama tha se 21 janari nuk është ndëshkuar ende, ndërsa opozita ende mendon se kjo drejtësi nuk do të vijë.
“Këta vranë me 21 janar. Dhe sigurisht janë akoma të karkikuar se drejtësia nuk do të vijë. Është e vërtetë që 21 janari mbetet një plagë e hapur, e pahetuar dhe e pagjykuar. Fajtorët janë të pandëshkuar, por Shqipëria është ndryshe nga që ishte. Gjykatësit e 21 janarit janë rrugëve, dhe nesër mund të përfundojnë pas hekurave.”-tha ndër të tjera Rama./ I.M-Dritare.net