Rama: Nuk më është kërkuar të ndërmjetësoj për Kosovën tek Presidenti turk

Të martën, Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që kishte mbërritur në Tiranë në një vizitë të beftë dhe jozyrtare.

Ky takim u zhvillua në ambiente informale dhe u raportua se temë ishin tensionet mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, të akuzuar si terroristë nga Erdogan.

Por, Kryeministri Edi Rama mohoi se atij i është kërkuar që të ndërmjetësoj tek Presidenti turk.

“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim! E gjithë kjo ishte një histori e prodhuar që është më shumë se ç’mund të tresim. Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit..s’po e them atë fjalën turke (kazan), se pastaj mërziteni ju!”, u përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Top Channel.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan dhe si President i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

LEXO DHE :  Mos i hidhni rrjetat e ushqimeve, ja si mund t’i përdorni!

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e shërbimit informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplajse ballore me Presidentin Turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë. Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll/TCH/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.