Rama: Nuk i hedh njerëzit në gojën e ujqve, Fatmir Xhafaj do të vazhdojë detyrën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka folur në lidhje me çështjen “Xhafaj” dhe akuzat që Partia Demokratike i drejton ministrit Xhafaj.

Rama është shprehur se, nuk ka njerëz për të hedhur në gojën e ujkut. Rama është shprehur me plotë bindje se, ministri Fatmir Xhafaj do të vazhdojë detyrën, pasi ka në zotërim një analizë shkencore që vërteton se materiali i PD nuk është autentik.

LEXO DHE :  Ja pse nuk duhet t’ia jepni kurrë partnerit, fjalëkalimin e celularit!

“Saliu deklaroi se dëshmitarin nuk e nxjerrim, se kemi frikë mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e ekspertizës shkencore nga një laborator më i mirë i botës. Mua ajo përgjigje më mjafton. Mua më mjafton për t’ju thënë juve se s’kemi përpara asnjë provë për ministrin e Brendshëm por një material jo autotentik, mes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes, shkatërrimi i segmentit të fundit për rrugën drejt BE.”,- tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.