Rama nga SHBA- ja, përshëndet shqiptarët me fotot e Teatrit të Operas dhe Baletit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me fotot e transformuara të Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga kantieri i transformimit rrënjësor të Teatrit të Operas dhe Baletit në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën”, shkruan Rama në Facebook. Si ndër të paktat raste, komentuesit e kanë pritur mirë dhe e kanë përgëzuar për punën e bërë.

LEXO DHE :  Foto/10 urat më të frikshme në botë

Kujtojmë që kryeministri ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB. Ai shpërndau edhe një foto me presidentin Trump, të shoqëruar nga zonjat e tyre./Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.