Rama nga Londra: Me Greqinë po përballemi me një proces të vështirë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për Agjencinë  e  lajmeve ANA ka folur në lidhje me marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Rama ka deklaruar se në lidhje me këtë marrëveshje Shqipëria po përballet me një proces të vështirë.

“Siç e dini, ne po përballemi me një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve mes nesh, Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Rama për ANA.

 

“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit”.

LEXO DHE :  Tradhtarët patriotë

Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie për shtatëdhjetë vjet, vuri në dukje ai, “të cilat janë karakterizuar nga lidhje gjithnjë e më të natyrshme midis njerëzve”.

“Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes do të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve mesatarë që tashmë e kanë kapërcyer të kaluarën dhe janë përqafuar njëri tjetrin”-shtoi Rama./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.