Rama: Nëse kapsolli do plaste në qafën e polices, sot do të ishte funerali i saj
Dritare.net
Rama ka folur në lidhje me plagosjen e polices, e cila tashmë është nisur në Turqi për një mjekim të specializuar, dhe ka deklaruar se nëse kapsolli do të plaste në qafën e saj, atëherë mundësitë për të shpëtuar do të ishin zero.
“Ka funksionuar vazhdimisht dhe s’është shpikje e jona por është një vijë që ka funksionuar kur protesta ka funksionuar kur protesta s’ka pasur qëllime për të kaluar në mjete të dhunshme. Ishte e turpshme ajo që tha kryetari i opozitës kur ajo shkoi e pa trajnuar të mbronte vjedhur. Vajza jo vetëm që nuk është e pa trajnuar po është një studente e shkëlqyer një police e shkëlqyer dhe ka shpëtuar pasi është trajnuar, falë reagimit të shpejtë. Nëse shpërthimi do kishte ndodhur të qafë do ishim në funeralin e saj. ekspertët në Turqi shkruan plagosje e rëndë me bombë. nuk është fishekzjarr është lëndë plasëse që në kodin penal dënohet me 10 vite burg”, është shprehur Rama./ I.M-Dritare.net