Rama në Vlorë, e mallëngjejnë vlonjatët

I dashur nipçe

Dje të shkruajtëm dhe mbase nxitohemi që të shkruajmë prapë, se helbete ke punë. Po edhe ne pa punë fare nuk jemi or jo. Ama na ngacmoi një çikë ajo e djeshmja në parlament. E rëndove një çikë gojën po na dhjeve së qeshuri. Ky është djali jonë, thamë. Se joni është edhe Gjiknuri, po skuqet kur flet. Ndërsa ti e ke gjuhën brisk. E di mirë ti si janë ato punët e qejfit se nipi i mirë ngjan nga dajot thonë, dhe ne vlonjatët kemi takuar një çikë qejfli.

Po si ju the atyre të opozitës a më qafsh. Po që e gjete mirë atë punë. Se ja, shiko Lulin, i verdhë gjithë kohën lumëmadhi. Duhet ti themi një çikë asaj nuses së tij, se edhe ajo mbesë e jona është, ta sjelle pak këndej poshtë që të rritet e ti forcohen kockat. Ta mësojmë një çikë të lirojë edhe gojën se është si nuset qëmoti. Aq fjalë sa ka ai me të shara, tek ne i mësojnë vajzat sa iu hapet goja.

Ne, që thua ti jemi mirë. Ky jodi të bën goxha punë. Ndaj bëjmë edhe nga katër e pesë kalamaqër. Se nuk është se nuk kemi ça bëjmë, por ti e di që kjo puna e jodit bën mirë për atë punë.

Ndaj nipçe duku një herë nga fundi i javës, të piqemi e të llafosim. Se të themi të drejtën, këtë rradhë tek ne e hodhe lekun e nuk e mbajte dorën, se nuk ishte vënë një tullë që nga koha e Hysniut.

Vetëm se ke këtë ves muti që i bën punimet në verë. Po lena të kërrejmë ndonjë para në verë a të…., se e di vetë ti. Sikur nuk të del dimri për punë!

Meqë ra fjala, me Benin ça po bën. Se edhe atë dhëndër tonin e kemi.

Nashi po e mbyllim ne. Nga e shtuna hajde se ka dalë edhe karkaleci dhe shiko një herë si po ecin punët. Dhe foli Shpëtimit a i vrarë se nuk është se bëri ndonjë të pa bërë. Morrën të gjithë, mori edhe ai, se ka çiliminj për të rritur.

Të presim/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.