Rama në Samiti i Frankofonisë, diskuton me Macron dhe Thaçin
E Enjte 11 Tetor 2018, 17:05
Dritare.net
Në Jerevan të Armenisë po mbahet Samiti i Frankofonisë në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një video të publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në “Facebook” shihet Rama teksa bisedon me dy liderët.
Nuk kuptohet se për çfarë po bisedojnë, por Franca sikurse Gjermania janë shprehur kundër idesë së Thaçit për ndryshim të kufijve, megjithatë nuk dihet nëse Macron ia ka përsëritur të njëjtin qëndrim presidentit të Kosovës./V.D/Dritare.net/ https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2098173573829389/?t=3