Rama në konferencë për shtyp: Shqipëria ia ka dalë të hedhë një hap historik
Dritare.net
Rama ka falënderuar diplomaten, Federica Mogherini, për çeljen e negociatave me BE. Ai shprehet se Mogherini ka bërë një punë të palodhur dhe se shqiptarëve iu duhen njerëz dhe miq të vërtetë në Evropë.
Rama gjithashtu, thotë se Shqipëria ia ka dalë të hedhë një hap historik, dhe se Mogherini e ka mbështetur pa rezerva Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Tashmë Shqipëria ka një status tjetër në shoqëri”, - është shprehur Rama gjatë konferencës.
“Falënderimi për zonjën e diplomacisë së Evropës së bashkuar është posacërisht i vecantë, se arritja e rezultatit të shumëpritur të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është e lidhur direkt edhe me punën e palodhur të Mogherinit dge me mbështetjen e saj të paepur për rajonin dhe Shqipërinë po ashtu.
Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara, por ne të gjithë kemi nevojë të posaçme për miq të mirë dhe të vërtetë në Evropë, që njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë për projektin e papërfunduar të Evropës së Bashkuar.
Është Fakt i njohur botërisht për forcat skeptike ndaj zgjerimit që na shohin dhe na përdorin kur ua lyp interesi si mish për top në politikën e tyre të mbylljes. Ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm në rrugën e përpjetë drejt realizimit të një ëndrre kombëtare.
Falënderoj edhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur një telefonatë shumë miqësore dhe inkurajuese dhe komisionerin Hahn që është investuar me mendje dhe zemër për të cuar para projektin e integrimit në BE. Ne morëm atë që meritonim, as më shumë as më pak"- është shprehur Rama./K.Ç/dritare.net