Rama: Ministrat teknikë, kujdestarë të etikës zgjedhore
Dritare.net
Ai tha se ministrat teknikë do jene kujdestarë të etikës zgjedhore dhe shtoi se kriza dhe hendeku i madh u kthye në një fillim të ri.
“Kjo javë solli atë që vetëm unë mbase nuk e besoja se mund të ndodhte. Kur them mbase unë ishte mbase institkiti që më jepte pakës shpresë, pasi hendeku ishte mjaft i madh kur laku thuajse ishte i shtrënguar në fyt. Por përmbajtja e kapitujve ishte ca më e ndryshme përmes interpretimeve. Por çfarë ka më shumë rëndësi është se kjo marrëveshja është një nga ato rastet kur një krizë kthehet në një fillim të ri. Edhe pa u bërë marrëveshja, qeveria me urdhër administrativ ishte angazhuar për të mos harxhuar asnjë para publike. Ministrat e rinj teknikë do jetë si kujdestarë të etikës zgjedhore dhe nuk do kenë presion ndaj punonjësve për të marrë votën. 25 qershor do kemi zgjedhje të lehtësuara”- tha Rama./ dritare.net