Rama tha se Meta është duke shkelur kushtetutën ndërsa shtoi se, ai është angazhuar në një krim ndaj diturisë
“Nishani ishte partiak, ishte i PD. Opozita tha se trupat tanë do hynë Xhafaj në zyrë. Pas kësaj, Nishani doli në një konferencë, s’la fjalë pa thënë për Fatmir Xhafajn, të gjitha ato që e bëjnë opinionin e tij komplet të papajtueshëm me formën e tij, në fundm Nishani tha me fjalë të thjeshta: Fatmir Xhafën nuk e shoh dot me sy, por Kushtetuta më detyron ta firmos. Presidenti duhet vetëm të firmosë.
Meta ka ndërmarrë një inkursion të përsëritur. E kam pasur zët kur kryeministri sulmon Presidentin dhe anasjelltas. Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, kështu e konsideroj unë. Në një krim ndaj ndaj pastërtisë, ndaj një djali i cili mund të meritojë patjetër gjykime pozitive apo negative të opinionit publik, por jo njollosjen e qëllimshme që Meta dhe të tjerë tentojnë ti bëjnë duke e përdorur si mish për top mes presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Meta ka shkelur kushtetutën në mënyrë të përsëritur me rastin e Lleshajt, me kthimin e ligjeve që s’ka të drejtë ti kthejë. Sepse e ka humbur betejën politike. Është president për të garantuar Kushtetutën dhe unitetin kombëtar dhe pavarësinë e institucioneve e pushteteve. S’është atu për të dhënë mendime, mendimet e Metës për taksat s’më interesojnë fare. Le ti mbajë për vete mendimet. S’duhet të shprehet fare çfarë mendon për taksat, është çështje e partive politike është çështje e qytetarëve.
Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.