Rama: Me mbylljen e basteve i heqim miliarda krimit të organizuar
Dritare.net
Pjesë nga intervista:
Rudina Xhunga: Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?
Rama: Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.
Rudina Xhunga: : Po monpolizohen dhe nuk po mbyllen?
Rama: Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes./ I.M-BW