Rama-kryetarit të PS: Ose zgjidh problemin e banorëve ose ik nga partia!

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me anëtarët e Partisë Socialiste të Sarandës, ku ka biseduar me to për problemet që ata kanë.

Gjatë bisedës qytetarët i kanë adresuar kryeministrit një sërë problemesh që ata kanë, ndërsa Rama ka  kërcënuar kreun e PS në Sarandë që duhet të zgjidhë problemet ose të ikë nga partia.

REPLIKAT

Qytetarja: Të kam djalë nuk ka njeri tjetër, jam e Partisë Socialiste kokë e këmbë, nuk kam tjetër njeri. Të kam vetëm ty dhe erdha e sëmurë.

Rama: Dakord po ca do më lësh në kurriz mua tani.

Qyetarja: Erdha e sëmurë, ti tani më kanë thënë ik tek Ymer Delvina, më thonë mua” ik merru me Ymerin. Unë plak e sëmurë të merrem me Ymerin. Si mund të merrem unë me Ymerin.

Rama: Kush është ky Ymeri?

Qytetarja: Ku di unë ai që ka marrë Delvina. Kam që në 92’ deri sot i kërkoj pronat, nga një zyrë në tjetër. Por kam takuar dhe kryetarin dhe ai më ka thënë që do më ndihmojë, është djalë shumë i mirë.

LEXO DHE :  12 mënyra për ta kuptuar nëse kompjuteri yt është sulmuar, dhe ҫfarë duhet të bëni

 

Rama: Atëherë t’i japim këtij afat o ta zgjidh ky o të iki nga partia.

Qytarja: Do ma zgjidh ai

Rama: Po atëherë ti të zgjidhur e paske. Dakord, por unë mëndej se ky është një rast mbi vendosje ku dy palë kanë një pronë Unë nuk kam një përgjigje për këtë gjë sepse janë vendime gjykatash që bien në konflikt me njëra tjetër

Qytetarja: Po si mund ta zgjidhim ku do vemi

Rama: Nuk mund të jam dot përgjigje

Qytetarja: Unë të kam djalë

Rama: E di por nuk mund të të jap një përgjigje sot./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.