Rama: Krime ka edhe në Gjermani/ Basha: Krimi dhe Rama kanë lidhur kërthizën
Dritare.net
“Sigurisht që ndodhin krime. Po ku nuk ndodhim krime? Përpara pak javësh, natën e Vitit të Ri, në vendin më të sigurt të Europës, në sheshin e njërit prej qyteteve më të mëdha të atij vendi u deklaruan mbi 60 vajza dhe gra të përdhunuara. Për të mos folur për plot e plot raste të tjera. Është gjëja më e lehtë, por edhe gjëja më e turpshme dhe më mendjelehtë, që pas çdo krimi që ndodh, të çohesh e të baltosësh Policinë e Shtetit. Njerëzit nuk janë aq mendjelehtë sa, për fat të keq, politika i ka kujtuar gjithë këto vite. Njerëzit dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin, prandaj sot, Policia e Shtetit është shëmbëlltyra e besimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve se ka ende shumë për të bërë, por po bëhet shtet, se ka ende shumë për të përmirësuar, por pa dyshim nuk ka të krahasuar me dy vjet e gjysmë më parë. Çka po bën sot Policia e Shtetit, është një tjetër arsye për t’u thënë njerëzve: Eja sot në Partinë Socialiste, kemi nevojë edhe për ty, sepse Partia Socialiste është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh që po sjell shtet, edhe në hapësirën e bashkëjetesës qytetare, aty ku është Policia e Shtetit,” tha Rama.
Ndërsa kryeopozitari, Lulzim Basha, iu përgjigj në këtë mënyrë:
“Thirrja ne ndihme e ngjarjeve ne Gjermani per te justifikuar krimet e tmerrshme ne Shqiperi, eshte perversitet i skajshem. Krimi ne vendin tone eshte unik, i pakrahasueshem, sepse kryeministri e ministri i brendshem jane kerthizelidhur me bandat, me Shullazet me Habilajt me Hakmarrjen per Drejtesi. Partia Demokratike per asnje rast nuk fajeson policine, burrat dhe grate me integritet qe gjenden ne detyre, dhe as nuk pretendojme ne nje shoqeri idilike pa konflikte e tension. Ajo cfare duam eshte te ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvenies, grabitjeve dhe i pasigurise, qe eshte lidhja e krimit me qeverine. Nuk ka fatkeqesi me te madhe per nje vend se kur kryeministri dhe ministri i brendshem bashkeqeverisin me banda kriminale,” tha Basha.