Rama kërcënon Akademinë e Shkencave: Reformohuni ose dorëzoni godinën!
E Hënë 4 Shtator 2017, 10:10
Dritare.net
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkruan Rama.
Në media është hapur një debat për rolin e Akademisë së Shkencave. Akademiku Artan Fuga i quajti zgjedhjet brenda këtij institucioni një farsë dhe kërkoi nga mediet të vëzhgojnë procesin. Ai i bëri thirrrje kryeministrit që ndalte "katrahurën e 4 shtatorit"./L.P.- dritare.net