Rama ka një mesazh për ‘profesorët e kafeneve’: Do dalim me emra e mbiemra

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u njoh me problemet e disa qytetarëve. Disa nga qytetarët, gjetën zgjidhje për problemin, pasi u ankuan në portalin shqipëriaqëduam.al.

Por gjatë takimit, kryeministri tha se,  do të bëhen me dije edhe rastet e ndëshkimeve. Rama gjithashtu tha se, do të merren masa edhe nëse problemet shkaktohen nga korrupsioni.

 

“Nga sot dhe çdo të mërkurë paralelisht me prezantimin e rasteve përmes ministres së drejtësisë, do bëjmë me dije edhe rastet e ndëshkimeve. Profesorët që e ndjekin politikën në kafene e thonë se fushata e llogaridhënies ishte një show, e vërteta është që vazhdon të jetë një burim për të adresuar problemet. Pasi e keni zgjidhur problemin tuaj që ka kërkuar shumë kohë, keni marrë mundimin të vini deri këtu, na keni ndihmuar që të ndihmojmë shumë të tjerë që presin të marrin përgjigje në zyrat e shtetit. Platforma nuk mund të zgjidhë gjithçka, rastet kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore, se platforma nuk është gjykatë, por për çdo rast që lidhet me detyrimet e zyrave të shtetit Marrim masa, nëse problemet që i janë shkaktuar personave që ankohen, kanë të bëjnë me tentativën për korrupsion, parazitizmin.”,-tha Rama.

LEXO DHE :  20 shembujt e artit rrugor që sfidojnë infrastrukturën urbane

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.