Rama jep lajmin e madh për Skënderbeun në Korçë
E Premte 8 Shkurt 2019, 17:05
Dritare.net
Rama ndër të tjera ka folur edhe për stadiumin “Skënderbeu” të qytetit.
Rama tha se në Korçë do të ndërtohet një impiant i ri, pasi gjendja aktuale e stadiumit është qesharake.
“Nuk mund ta lëmë stadiumin ende në atë gjendje që është, qesharake. Ne do angazhohemi seriozisht, ta bëjmë një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë. Skënderbeu e meriton një stadium të ri, dinjitoz. Pas Kukësit, do vazhdojmë me stadiumin e Skënderbeut. Mes fushave dhe stadiumit, do të ketë dhe një hotel” – ishte fjala e kryeministrit Rama./ I.M-Dritare.net