Rama : Ja sa është rritur ekonomia, punësimi dhe bizneset e reja, në vend!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka publikuar një video në Facebook, dhe duke uruar një mëngjes të mbarë për të gjithë, ai ka treguar nëpërmjet videoinformacionit rritjen ekonomike në vend, rritjen e punësimit, dhe hapjen e bizneseve të reja.

Sipas shifrave që ka publikuar Rama, janë punësuar 38 mijë persona, vetëm në periudhën Qershor 2017-Qershor2018, duke bërë kështu që punësimi të jetë rritur me 37.8%.

Ndërsa gjatë periudhës Janar-Korrik, të këtij viti janë hapur 10 mijë biznese të reja, e rritur me 14.6%.

LEXO DHE :  Gjendet i mbytur në rezervuar, i riu në Lezhë

Për rritjen ekonomike në video tregohet, se nga 1.0% që ka qenë në 2013, është rritur duke shkuar në 4.45%.

Rama për rritjen ekonomike thotë se është 4.5% më e lartë sesa kur e gjetëm në 2013./E.B-dritare.net

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë🌹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 10. August 2018

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.