Rama: Ja pse sulmohet Linda!

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat që i janë bërë bashkëshortes së tij Linda Ramës për shkak të Abi-Bank ku ajo ka qenë anëtare e bordit drejtues.

Rama tha se i gjithë sulmi bëhet për shkak të tij.

Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk ka asnjë influencë interesash nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet dhe anëtare e bordit të një banke. Nëse do të ishte anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte muhabet tjetër. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat, nuk kërcet sepse është anëtare e bordit, është profesioniste dhe ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta si profesioniste. Nga kërcet? Si kërcet?

LEXO DHE :  Ja si do të jetë moti të shtunën, 23 mars!

Në fund, edhe një paralajmërim, për të gjitha ata që ai thotë sot se e kanë orkestruar dhe janë angazhuar në këtë sulm.

Dhe po të them edhe një gjë tjetër, se qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm, politikisht e dinë shumë mirë. Ndërkohë që ata që janë angazhuar në këtë sulm për qëllime të tjera, për t’i shërbyer politikës e bëjnë për të marrë shpërblimet, që sulmojnë dhe marrin shpërblimet. Kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, tha Rama.

“Sulmi i bëhet Lindës për shkakun tim”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.