Rama i përgjigjet Lulzimit: Me emrin që ke, gënjeshtrat duhet t’i thuash dy herë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ekspozuar prodhimet shqiptare. Ai thotë se prodhimi i agrumeve në sezonin e fundit është rritur, ndërsa eksporti pati një rritje spektakolare.

Postimi i Ramës

Mirëmëngjes dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të mandarinave shqiptare që sot konkurrojnë në tregun rajonal dhe europian.

Prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014.

Shumë është bërë për rilindjen e fshatit dhe kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e zhvillimit e të rritjes së punësimit. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë #Mirëqenie.

 

Por, siç është bërë tashmë zakon, komentuesit kanë përmendur problem të tjera që sipas tyre nuk kanë marrë zgjidhje.

Repliakt:

Qytetari:  Fale teje u rrit me 60 % dhe prodhimi i manadrinave, vitin tjeter presim rritjen prodhimit te portokallit e me pas te bananes me 80% ( fale teje ) ! Pastaj e ke merak vete, futi nje takse te mire qe ta mbledhe veten populli, se me kaq taksa nuk do t’ia dije. Edhe gazin qe deri vjet e blinim 40 leke litri na i cove 65. Kesaj i thone ulje taksash per 97 % te popullsise….

Edi Rama: Angel, mbase ti s’e ke idene e dallimit mes çmimeve dhe taksave po nuk jane e njejta gje i dashur! Taksat jane ulur ekzaktesisht per 97% te shqiptareve, jane ulur per punonjesit ne shtet e ne privat qe marrin nen 1 milion leke (te vjetra), jane ulur ed…

LEXO DHE :  Rama: Protesta i dha shuplakë qeverisë, dhe grusht opozitës

Qytetari: Rritja e prodhimit bujqesor, fruta perime agrume etj duhet te kete nje mbeshtetje dhe nga shteti per sa i perket subvencionimit te prodhuesve. Shteti ne rast mos fitimi ose mos shitje te produkteve duhet t’iu mbuloj shpenzimet dhe plus nje fitim te pe…

Edi Rama: Me vjen keq Alert, po nuk ekziston ne kete sistem koncepti “askush s’do kishte frike te investonte”?

Qytetari: Sesht ber as gje per fshatin rame jemi akoma me cizme te gjitha pa shtrur a ka ndo nje shpres per ne qe cdo dit qe kalon me keq behen gropat neper rrug !

Edi Rama: Eh Sina Sina, prape me rrugen ti, po e di pra e di, po rruget nuk behen me magji?

Qytetari: Mirmengjes!!!E pyet ndonjehere veten Edi,pse gjithe ajo myzeqe eshte plot me toka te papunuara???!!!Si thosh rusi ne kohen e babaxhanit,mbillni agrume se grurin ua jap une!Ne sot mbjellim agrume por miellin po na i jep serbi!!!!Bujqesia shqiptare eshte zero dhe jo vetem per faj te bujqerve!!!!!

Edi Rama: Jo Rebeli, e pyes veten si do bejme me shume per gjithe ate Myzeqe ku eshte bere kaq shume ne keto 3 vjet e gjysem dhe ku jane rritur me here eksportet ne nje periudhe kaq te shkurter? Dhe bujqesia shqiptare eshte larg se qeni zero sot, po natyrisht ka ende shume akoma per te bere?

Qytetari: Perrallat i themi ne darke e jo ne mengjes!!!!!!

Edi Rama: Lulzim me kete emer qe ke mund t’i thuash edhe dy here ne dite s’ka problem?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.