Rama: Gjysma e kuotave të lira, askush nuk do të mbetet pa universitet
Dritare.net
“Në universitet, sot regjistrimi po bëhet me radhë. Dhe radhën po e përcakton merita, më të mirët përpara, të tjerët pas tyre dhe të papenguar, të pabllokuar, të paabuzuar, të papërjashtuar nga asnjë fuqi tjetër. As nga miku, as ga fisi, as nga leku, as nga shansi qorr i tjetrit, nga një proces ku secili mund të marrë vendin që i takon, dhe askush nuk mund t’i zere vendin duke përdorur fuqi jashtë meritës së vet. Kjo refomë e vendos fatin në duart e secilit. Qëkur fillon shkollën, që kur hyn në klasën e gjimnazit, cdo nxënës e nxënëse e ka vetë fatin në dorë dhe e vendos përmes rezultateve të veta”, u shpreh Rama.
Kryeministri vuri në dukje se, edhe pas fazës së dytë ka sërish kuota të lira, por që këto vende sigurisht, tha ai, do të fitohen me meritokraci. “Edhe pas fazës së dytë, gjysma e kuotave sërish të lira. Askush që përmbush kriteret s’do mbetet jashtë universitetit”, tha Rama.