Rama ecën mes plehrash në Porto Romano: Transformimi duhet të ndodhë brenda 18 muajsh

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit me të zgjedhurit e qeverisë së tij. Sot kryeministri ka vizituar Porto Romanon krah ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe kryebashkiakut Vangjush Dako ndërsa është tronditur nga pamja e grumbullimeve të plehrave masive.

“Si skena e filmit Apokalips. Por duhet të vazhdojmë atë procesin e bashkëpunimit për ta transformuar në një park të madh të qytetit. Mbetjet t’i çojmë në impiantin e Tiranës, duke pas një llogari të qartë edhe për kostot. Është e papranushme kjo situatë me qeset”, i tha Rama Dakos ndërsa shtoi se i gjithë transformimi duhet të ndodhë brenda 18 muajsh.

LEXO DHE :  17 ushqime që reduktojnë plakjen

“Në skëterrën e Porto Romanos, ku nevojës ulëritëse të shumë dekadave, do t’i përgjigjemi me një projekt transformimi rrënjësor të plagës së vjetër mjedisore në një park të ri të qytetit të Durrësit, brenda 18 muajsh”, shprehet kryeministri./d.m-dritare.net

ERTV Live😊: Në skëterrën e Porto Romanos, ku nevojës ulëritëse të shumë dekadave, do t’i përgjigjemi me një projekt transformimi rrënjësor të plagës së vjetër mjedisore në një park të ri të qytetit të Durrësit – brenda 18 muajsh👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 13. Juni 2018

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.