Rama e quajti President edhe për PD, Meta i përgjigjet me fjalët e Namik Dokles

Zëra brenda PS e kanë akuzuar Ilir Metën se mban anën e PD. Në seancës e të enjtes në Kuvend, kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruçi, e akuzoi se është i anshëm dhe mban anën e opozitës. Po kështu edhe kryeministri Rama, gjatë shpërndarjes së lejeve në Kamzë tha se Meta, edhe pse nuk është nga PD, është presidenti më afër PD.

Por, Meta nuk është fare dakord me këto akuza që i vijnë nga PS dhe i ka cilësuar si të pavërteta.

LEXO DHE :  Në të gjithë botën festohet Kurban Bajrami, dritare.net uron besimtarët

“Jam akuzuar shpesh se jam aq i disponueshëm për të përkrahur opozitën sa jam akuzuar se s’kishin ku te gjenin president më të afërt me PD-në, gjë qe mendoj se s’është e vërtetë. Siç me tha Namik Dokle president më socialist se ty vështirë të gjenin”, tha Meta gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.