Rama: Duhet shkarkuar gjithë bordi i administrimit
Dritare.net
“Kam dëgjuar që bordi i administrimit ka shumicë të zgjedhur nga qeveria. Po, sepse qeveria është financuesi kryesor. Kam kërkuar të di një rast kur në një universitete ka ardhur një propozim për bordin e Administrimit dhe është penguar nga qeveria? Asnjë rast. Qeveria nuk ka penguar asnjë vendimmarrje. S’po them që bordi ka funksionuar mirë, madje them se bordi duhet të shkarkohet i gjithi dhe duhet të zëvendësohen me persona me profile publike. Kam parë specifikime kur dekani kërkon makinë 60 mijë euro. Jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mija dhe shuplakën ndaj qeverisë që ka dhënë kjo protestë. Hera e parë që një protestë mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen”- tha Rama.
Sipas Kryeministrit, rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë dhe se zëri kryesor në buxhet janë për automjete dhe orendi. Rama deklaroi se Universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie dhe 0 lekë për kërkimin shkencor.
“Konstatoj me keqardhje të madhe që rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë. Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie dhe janë harxhuar 0 lekë për kërkimin shkencor. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë. Më thoni, studentët kërkojnë t’iu rritet pesha e votës, është kollaj të fshihesh, por është si t’i fshihesh një zjarri që ka rënë në kat të parë dhe tymi shkon në kat të tretë. Më thoni ju, si mund t’i përgjigjet një qeveri një turme që thotë nuk duan dialog. Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të bëni punën time dhe të lehtësoni komunikimin në një kohë kur ndodh një protestë e tillë, ku për herë të parë studentët refuzojnë zgjidhjen. Dhe kjo nuk është mister dhe nuk ka nevojë të jesh politolog për të kuptuar kush e ka ujitur këtë rrënjë.” – tha Rama./A.C/dritare.net