Një mësuese denoncoi drejtorin e shkollës për korrupsion. Pasi e denoncoi te platforma shqipëriaqëduam.al, drejtori u shkarkua nga detyra. Ndërkohë, sot duke e përgëzuar mësuesen për veprimin, kryeministri u bën apel të gjithë mësuesve, por jo vetëm, që të denoncojnë shkelje të tilla, ose drejtorë që bëjnë korrupsion dhe vepra të paligjshme në mjediset e shkollave. Rama u bëri thirrje të gjithëve, që të denoncojnë te portali shqipëriaqëduam.al. Sipas tij, vetëm në këtë portal do të marrin zgjidhje për problemet e tyre. Rama vazhdoi duke thënë se, denoncimet duhet të bëhen te “shqipëriaqëduam.al” dhe jo te Facebook-u i tij, apo ndonjë adresë tjetër.
“Nëse dikush do bënte atë që ka bërë mësuesja do të shpëtonim nga një drejtues i padenjë që s’është i vetmi. Kemi drejtues shkollash që janë të padenje dhe mund ti identifikojmë së bashku. Është shumë e vështirë që ata t’i zbulojë një grup kontrolli.”, -tha Rama./K.C/dritare.net