Rama: Ç'janë keta deputetë që vishen sikur vijnë në Parlamentin e Kolumbisë!
Dritare.net
“Ka një nen rregullorja kryetar që është neni 67 të paraqiten me veshje zyrtare përtej të gjitha lirive të shfrenuara. Por ai ka pafytyrësinë të lëshohet këtu dhe të lëshojë 1001 akuza e ofendime me libër shtëpie, të paktën kufizojmë shfaqjen në këtë sallë të parlamentit, të trupave të pavetëdijshëm, që nuk dinë se ku janë. E vijnë tamam sikur janë në një nga ato parlamentet e Kolumbisë së dikurshme. Dhe shfaqen aty me forcë e pakufishme të së shëmtuarës. Kjo nuk duhet të ndodhë më”, tha kryeministri Rama.
Neni i rregullores, të cili iu referua kryeministri Rama është Neni 67, i cili përcakton paraqitjen e deputetëve në seancë plenare dhe në komisione. “Deputetët, gjatë zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare, paraqiten me veshje zyrtare dhe nuk duhet të përdorin telefonat e lëvizshëm”, parashikohet në nenin 67.