Rama- biznesmenëve: Mos fshihni të ardhurat vjetore
E Shtunë 12 Janar 2019, 16:04
Dritare.net
Rama gjithashtu tha se shumë biznese kanë pasur xhiro mbi 80-110 milionë lekë të vjetra, dhe i kanë fshehur të ardhurat duke bërë deklarime të rreme.
“80 milionë lekë të vjetra dhe me ato që bëhen sikur të numërohen, sepse po të numëroheshin dilnit sipër. Në fakt e gjithë kjo fashë nga 80-110, është një fashë ku të gjithë i keni fsheh. Nuk keni pse të paguani njerëz se si të fshehin numrat. Atyre çunave do ua rrisësh rrogën? Ka potencial të madh punësimi me zanate të mirëfillta. Ne e presim me shumë interes këtë vit”, tha Rama./E.B-dritare.net