Rama- Berishës: Na hoqe mallin e "Lulëkuqe mbi mure”, je italiani i parë dixhital
E Enjte 17 Nëntor 2016, 14:02
Dritare.net
Pas fjalës së ish kryeministrit Berisha, fjalën në Kuvend e ka marrë kreu i qeverisë Edi Rama. Ai e ka nisur me nota humori, duke e quajtur lulëkuqe e varur mbi mur dhe italiani i parë dixhital.
“Sali meriton një falënderim sepse na hoqe mallin e “Lulëkuqe mbi mure”. Je lulëkuqja e fundit e varur mbi mur, në fakt je më lart se ata të shkretët jetimore. Ndryshe nga ata je dhe italiani i pari dixhital. Kështu që rrofsh se na e bërë më të lehtë këtë të enjte. Një konkurrent i pakonkurrueshëm i të gjitha edicioneve të muajve”, tha Rama.