Rama, Basha, Meta, ja çfarë thanë për Brukselin!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bruksel. Sipas Ramës, pas bombave që mbjellin vdekjen në zemër të Evropës, do të ringrejnë atë në emër të lirisë.
“Bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Europës do ta ringrenë Europën për ta fituar në emër të lirisë këtë lufte të re!”, shkruan ai.
Edhe kryeopozitari Lulzim Basha është solidarizuar me sulmet e ndodhura në Bruksel.
"Terroristët gjunjëzuan sot kryeqytetin e Evropës, me një sërë sulmesh me bomba, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Ato janë dëshmi e urrejtjes se verbër çnjerëzore e te pafe qe ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve qe humben te dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe evropiane ne këto momente te vështira”, shkruan Basha në FB.
Meta në mesazhin e tij, e cilësoi sulmin në Bruksel si sulm ndaj të gjithë Evropës dhe njerëzimit.
“Në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria përkrah partnerëve tanë euro-atlantike për të çrrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit. Të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë”- deklaroi Meta.