Rafineria e naftës fillon punën, Ahmetaj në Ballsh: 1200 punëtorë rifituan punën. Mbajtëm premtimin
Dritare.net
“Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një premtim i mbajtur i qeverise” e ka cilësuar Ministri i Financave rifillimin e punës në rafineri. “Çdokush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës sidomos ju që e mbani mend mire atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar dhe që përfunduat gati gati në skllevër të papunë për disa vite. Hapja e rafinerisë ka në vetvete disa lajme te mira, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për familjet tuaja dhe investitorët, të cilët dëshiroj t’i falenderoj që bënë të mundur rihapjen e rafinerisë dhe kthimin në punë të 1200 punëtorëve”.
Lidhur me investimin e kompanisë amerikane, Ahmetaj tha: “Vetëm në vitin e parë janë 52 milionë dollarë investime që shkojnë në rinovimin e rafinerisë dhe me pas të lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik që shkojnë në gati edhe 100 milionë dollarë të tjera që do të investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve të naftës dhe të gazit dhe sigurisht që ka edhe një efekt të drejtpërdrejtë tek operacionet e Bankers sepse kërkohet furnizim në sasi të konsiderueshme për t’u përpunuar nga kjo rafineri”.
Ministri theksoi se ky është një premtim i mbajtur i Kryeministrit dhe qeverisë dhe përgjigjja më e mirë për Shqupit. ”Kryeministri ju premtoi që kjo rafineri do të punonte me çdo kusht që t’ju rikthente në punë dhe për të furnizuar ekonominë shqiptare dhe industrinë e naftës dhe ja ku është fakt.”
Brenda dy javësh rafineria do të punojë me kapacitete të plota me1200 punëtorët ndërsa nga data 1 Tetor fillon prodhimi intensiv i naftës.