Ra nga kati i 5-të i pallatit, ja çfarë tha gruaja për të moshuarin në polici!
E Hënë 4 Dhjetor 2017, 09:09
Dritare.net
Njoftimi i policisë
Ne oren 08:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Vasil Shanto Shkodër, shtetasi K. S. 84 vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit duke rënë në një soletë të katit të parë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga informacionet paraprake mesohet se jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore.
Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./L.P./Dritare.net