Kopenhagen, Danimarkë
Njerëzit e Danimarkës tregojnë një respekt të madh për gjelbërimin dhe në Kopenhagen ndodhen shumë rrugë për bicikleta. Për më tepër arkitektët e këtij shteti I bëjnë catitë e ndërtesave të gjelbëruara dhe mundësojnë që ujin e shiut që bi eta kthejnë mbrapsht duke mos lejuar që të prishen catite. Kopenhagen është një qytet I zhvilluar si nga ekonomia ashtu edhe nga ana sociale, dhe ku cdo vit pret mijëra turistë.
Amsterdam, Hollandë
Edhe pse është një qytet I vogël dhe I populluar, Hollanda nuk njeh rregulla për ambientalizëm. Rrugët e qytetit janë të ngushta dhe në vend të katër korsive rrugore përdoren vetëm dy korsi të tilla. Në Amsterdam rreth një milionë persona përdorin bicikletë dhe kjo bën që të bie niveli I dioksidit të karbonit. Edhe pse kjo situatë krijon trafikun e madh, inxhinierët kanë arritur këtë ta kthejnë në dicka fitimprurëse.
Stokholm, Suedi
Plani më I madh që kanë në lidhje me mjedisin e vendit është që deri në vitin 2050 të mos përdorin lëndë djegëse. Stokholmi i ka siguruar popullit të saj një jetesë të shëndetshme por me vendet e gjelbërta që ka si dhe me vendet kulturore siguron cdo vit mijëra turistë.
Vancouver, Kanada
Ky qytet ndodhet në veri të Amerikës dhe zë në sy për të ftohtin që mbizotëron. Për tu shndërruar në një vend të gjelbërt po punohet shumë krahasuar me qytetet e tjera.
Londra, Angli
Edhe pse bie në sy për fabrikat dhe mjegullës intensive, qyteti I Londrës po punon shumë për kthimin në gjelbërim. Edhe pse duket si një qytet I industrializuar Londra po punon për gjelbërimin e parqeve, për mbjelljen e pemëve dhe punimin për gjelbërim. Për më tepër vitet e fundit po u jepet rëndësi rrugëve për bicikleta.
Berlin, Gjermani
Pas rrëzimit të murit në Berlin filloj të gjelbërohej qyteti. Në Berlin po u japin një rëndësi të madhe bicikletave dhe po mundohen të shpëtojnë nga lëndët djegëse. Vendet më të bukra dhe më të gjelbëruara të Berlinit janë , Dahlem Botanic Garden dhe Botanical Museum.
[caption id="attachment_338007" align="alignnone" width="1213"] New York, Amerikë[/caption]
Edhe New York është një qytet që I jep rëndësi gjelbërimit.
Singapor
Një qytet që ndodhet mes pyllit po punon shumë për gjelbërimin e tij. Pika ku duket më së shumti që Singapor I jep rëndësi gjelbërimit është vendi 100 hektarë e cila quhet Gardens by the Bay. Me këtë kopësht të mahnitshëm ka mirëpritur shumë turistë.
Helsinki, Finlandë
Një nga qytetet që bie më shumë në sy në shtetet Skandinave. Në vitin 1950 kanë filluar programin e gjelbërimit dhe ku energjinë elektrike e prodhojnë vetë. Për më tepër është mbrojëtse e detit Baltik.
Oslo, Norvegji
Qyteti ka në mbrojtje pyjet dhe janë në një situatë shumë të rëndësishme për të gjelbëruar edhe më shumë vendin. Për më tepër qyeteti përdor energji që nuk e dëmton mjedisin./M.S-Dritare.net