Qeveria vendos kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit
E Martë 31 Korrik 2018, 17:05
Dritare.net
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit Mid’hat Frashëri.
Për kthimin e eshtrave në atdhe të Mit’hat Frashërit , është akorduar fondi prej 3 239 400 (tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind) lekësh, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.
Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. V.D/Dritare.net/