Qeveria marrëveshje me familjarët e viktimave të 21 janarit, Strasburgu mbyll çështjen
E Enjte 20 Prill 2017, 18:06
Dritare.net
Gjykata e ka mbyllur çështjen duke e cilësuar si mirëkuptim mes palëve pasi familjarët e viktimave kanë pranuar shifrën 109 mijë euro si dëmshpërblim, dhe çështja të pushohet përfundimisht.
Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi. Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh./ dritare.net