Një grua ka humbur jetën pas një hemoragjie të theksar, që mendohet se ka ardhur pasi është sulmuar nga një tufë qensh endacakë.
Viktima është Selime Braushi, e cila ka humbur jetën pasi u paraqit me plagë në kokë në spital por nuk u ka mbijetuar dëmtimeve.
Mësohet se gruaja ka qenë duke punuar në arën e saj dhe është sulmuar nga qentë, dhe pasi ka rënë në tokë ata përsëri e kanë kafshuar duke i shkaktuar plagë të thella./ I.M-Dritare.net