Qëlloi në kuvend Azem Hajdarin/ Bashkia Has kërkon të shpallë Qytetar Nderi Gafur Mazrrekun

Kryetari i Bashkisë Has Adem Lala përmes një projekt-vendimi që mban datën 04.05.2018 drejtuar Këshillit Bashkiak të Hasit ka kërkuar që të shpallë “Qytetar Nderi” ish-deputetin e Partisë Socialiste të ndjerin Gafur Mazrreku.
“PERSONALITET INTELEKTUAL PËR KONTRIBUTIN E PASHOQ NË PUSHTETIN VENDOR”- është motivacioni për të cilin Lala ka kërkuar që Mazreku të marrë këtë titull.
Sipas informacioneve që ka siguruar Dritare.net këtë propozim e kanë kundërshtuar këshilltarët e djathtë në Has, të cilët kanë vënë në dijeni edhe kryesinë e Partisë Demokratike dhe vetë kryetarin Basha.
Gafur Mazrreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin.
Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Video/ UFO-t erdhën për Kupën e Botës!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.