Qaheni se keni punë të lodhshme, provoni njëherë këto 5 profesione!

Nëse mendoni se keni një punë të lodhshme, shiko njëherë këto 5 profesione dhe do ndryshoni mendjen.

Paparacët

Profesionin e paparacëve dritare.net do ju a tregojë më një shembull të thjeshtë. George Bamby është paparac, dhe për të fituar para ai duhet të bëjë foto të personaliteteve të njohura. Njëherë i duhej të fotografonte Fern Britton dhe ish-kryeministrin David Cameron, në plazh. Ndërsa plazhet ishin të mbushura me pushues, paparaci bridhte gjithë bregdetit duke i kërkuar ata me dylbi. Ditët e tyre nuk janë dhe aq të bukura, sepse gjërat jo gjithmonë ju shkojnë mirë.

Zyrtarët e çaktivizimit të bombave

Punë e vështirë, apo jo? Ja ku po ju njohim me çaktivizuesin e bombave Sead Vrana. Vrana ka çliruar një minierë nga bombat kur ishte vetëm 17 vjeç. Në atë kohë ai ishte ushtar në Bosnje. Edhe tani, ndërsa ne vazhdojmë të jetojmë jetën në mënyrën tonë, ai kryen detyra të rrezikshme duke zbuluar dhe çaktivizuar bomba.

LEXO DHE :  Zgjedhjet, Merkel pëson humbje të rëndë në Bavari

Menaxher Cirku

Roxana Icu, menaxherja e kompanisë Giffords Circus  i duhet të menaxhojë një cirk të tërë duke planifikuar gjithçka dhe duke u përpjekur që audienca të mbetet e kënaqur. Asaj i duhet të menaxhojë artistë të cilët do bëjnë veprime të rrezikshme në cirk. Icu rrezikon madje dhe nga rrobat e gardërobës, nëse nuk i ka ato që duhen.

Trajner boksi

Trajnerët e boksit kanë vërtet punë të vështirë. Dritare.net ju tregon rastin e Peter Stanley, i cili përgatit mbrojtësin e tij Simon Corcoran për një debutim profesional.  Ai e përjeton shumë keq në prapaskena, përballjen e boksit.

Rojtarët e drerëve

Rojtari i pyllit, Mike Holliday, mbron një zonë me dre në Skoci.  Numri i drerëve që vriten nga gjuetarët duhet të menaxhohet, por mënyra sesi i vrasin nuk është e drejtpërdrejtë. Mike duhet të bëhet si gjahtar dhe të nxjerrë nga pylli drerët e vrarë ilegalisht./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.