Putin hakmarrje ndaj Britanisë së Madhe, ja paralajmërimi nga ekspertët e sigurisë!

Putin nuk vonon hakmarrjen ndaj Britanise se Madhe, aleates se forte te SHBA-se, ne luften e Sirise dhe vendit nga i cili nisi tensioni i madh pas akuzave per helmimin e agjentit te dyfishte rus.

Daily Mail raporton sot se Putin hackon shtëpitë britanike: agjentë kibernetikë rusë vendosën të dëmtojnë laptopët, telefonat dhe infrastrukturën ‘kritike’ pasi të kenë hyrë fshehurazi në miliona kompjuterë

Rusia është duke synuar miliona laptopë dhe telefona në shtëpitë e Mbretërisë së Bashkuar në përgatitje për një sulm në internet në ‘infrastrukturën kritike’ të Britanisë, zbuluan ekspertët e lartë të sigurisë.

1

Ata shtuan se sapo të ketë fituar akses, agjentët e mbështetur nga Moska mund të fshihen të pazbuluara deri sa të vendosin të sulmojnë. Agjentet e Inteligjences dhe te FBI paralajmeruan se Rusia është duke përgatitur për sulmin e madh në internet, në rrjetet energjetike të Britanisë, forcat e armatosura dhe shërbimet emergjente, në hakmarrje për sulmet ajrore të Sirisë.

2

Qeveria ka shqyrtuar mbrojtjen kibernetike për të identifikuar dobësitë që mund të ‘hedhin potencialisht një themel për operacionet e ofensivave të ardhshme’, zbulohen në një deklaratë të përbashkët nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA.

Ciaran Martin, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike tha: “Ata janë duke u përpjekur të marrin kontrollin mbi rrjetet, duke u perpjekur te kontrollojne pastaj pajisjet, per tu lejuar atyre jo vetëm të spiunojnë organizatën primare, por organizatat me të cilat ata lidhen’.

LEXO DHE :  Kush ishte turisti VIP që ndaloi me jahtin luksoz në Vlorë

Rob Joyce, koordinator i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë tha: “Pasi të ken routerin, zotërojne të gjithë trafikun për të përfshirë aftësinë për të korrigjuar kredencialet dhe fjalëkalimet dhe në thelb të monitorojne gjithcka”.Rusia gjen mënyrën t’i kthejë përgjigjen SHBA-së dhe Britanisë, nis fushatën e sulmeve në…

 

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar ngritën akuza këtë të hënë duke thënë se hakerat rusë të mbështetur nga qeveria ruse kanë infektuar routerat kompjuterikë anembanë botës.

DarkCaracal-1088x725

Ata thonë se Rusia ka nisur një fushatë kibernetike spiunazhi që kishte në shënjestër agjencitë qeveritare dhe bizneset. Zyrtarët amerikanë dhe britanikë u thanë gazetarëve në një konferencë për media se po planifikojnë të ngrenë një paralajmërim të përbashkët mbi sulmet kibernetike, të cilat synojnë routerët që përbëjnë një pjesë kyçe të infrastrukturës së internetit, raporton “Reuters”.Kjo fushatë kibernetike spiunazhi thanë ata, mundet që në të ardhmen të ndihmojë një ofensivë sulmesh të tjera./panorama.al/

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.