Pushuesi nga Kosova: 400 lekë, plazh te b***a pishës, në Shëngjin
Dritare.net
Një pushues nga Kosova ka denoncuar në Dritare.net një rast aspak të këndshëm, që i ka ndodhur në Shëngjin në vendin e quajtur Rana e Madhe .
Pushuesi Nar statovci shprehet se përveçse i kërkuan të paguante 400 lekë të reja për të bërë plazh në hijen e pishën, atë e kërcënuan më vonë.
Lexoni më poshtë rrëfimin e pushuesit për Dritare.net:
Si çdo dite e zakonshme pushimi shkuam te bejme plazh ne njeren nga plazhat e shengjinit. Duke vazhduar rrugen u kthyem te nje plazh qe quhej Rana e Madhe. U futem ne parkingun e saj ku ishte i teri me pisha dhe u afrua nje djalosh ku na kerkoi 200 lek qe te paguajm parkingun e makines. Kur shkuam te çadrat takova djalin e çadrave i cili na tregoi qe te gjitha çadrat ishin te zena dhe se nuk kishte vend te lire. Ne vendosem te qendronim nen hijen e kesaj pishe por ketu fillon absurditeti i kesaj storie. Pas 1 ore qendrimi nen hije u afrua djali i çadrave ku na kerkoi te paguanim 400 lek. Ne fillim ne nuk e dinim per çfare na i kerkoi ato lek dhe na tha se duhet te paguanim qe po qendronim nen hijen e pishes (çmimi i çadres me 2 shtreter ishte 500 lek po me qene se ishte hija e pishes dhe nuk kishte shtreter na beri nje zbritje prej 100 lekesh). Un i thash qe nuk do t'i paguaj dhe i bera foto pishes dhe i thash qe do ta postoj ne fb. Morem te gjitha ato gjerat qe kishim nen hijen e pishes dhe u larguam nga ajo plazha ne kembe dhe shkuam te nje plazh tjeter ku kishte çadra te lira. Pasi perfunduam diten shkova te marr makinen dhe me te dale nga parkingu me dolen 3 persona perpara. Hapa xhamin dhe u afrua njeri ku me beri nje foto te targave, me kercenoi dhe me tha te kem kujdes se çfare beje. U largova duke i lene te gezuar dhe duke shpresuar se me kishin frikesuar me kercenimin.
200 lek per parkingun me pisha, 400 lek per hijen e pishes plus me keto çmime i bashkangjitet nje kercenim.
Mendoj se turizmi ne Shqiperi nuk eshte duke shkuar hapave te duhur!/ I.M-Dritare.net