Pushime pas 15 gushtit? Ja si do të jetë moti!

 

Të gjithë ata persona që kanë vendosur që të bëjnë pushime pjesën e dytë të gushtit, duhet të rrinë të qetë përsa i përket motit, pasi sipas sinoptikanëve temperaturat e larta pritet të na shoqërojnë deri në fund të muajt.

Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”, u shpreh sinoptikania Tania Pore, për “Top Channel”.

LEXO DHE :  Arinela përlotet teksa flet për të atin, rrëfen pengun e jetës

 

 “Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”,thotë sinoptikania./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.