Publikon bisedën ku i shan Fifin. Ja si i përgjigjet Flor Mumajesi fanses!
Dritare.net
Pas shumë deklaratave Flori ka lënë të kuptohet se nuk ka asnjë lidhje dashurie, dhe se dashuria më e madhe janë vetëm fansat që e mbështesin për muzikën që ai bën.
Këtë herë, përmes një postimi në Instastory Flori ka postuar një bisedë me dikë që nuk dallohet si quhet apo kush është, por që ata kanë biseduar në WhatsApp.
Me një gjuhë jo të përshtatshme personi që ka folur me Florin është shprehur kështu për Fifin: “Ah, mbase duhet të jem Fifi një copë mishi me dy sy."
Sigurisht që edhe Flori nuk e lë pa përgjigje dhe ja si kthehet: "Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq".
"Ah, djalli brenda meje bre",i kundërpërgjigjet Florit, ndërsa ky i fundit përfundon me një fjalë: “Fakt".
Publikimi i këtyre sms ka bërë që flori të tregojë hapur mendimin dhe opinionin që ka ndaj mikëshës së tij, Fifit./A.C/dritare.net