Publikoi foto me gruan në plazh, bëhet idhulli i gjithë femrave në botë pas asaj që shkroi
Dritare.net
Bashkëshortja e tij Sarah, cilësohej nga shumëkush si topolake, e shkurtër dhe me forma, mirëpo Tripp kishte një këndvështrim tjetër dhe pikërisht ky e ka bërë atë një “yll” në rrjetet sociale.
Duke e shoqëruar deklaratën e tij me një fotografi ku po puthej me partneren, Robbie shkroi një letër të hapur, ku e mburrte atë për “kofshët e trasha, të pasmet e mëdha dhe format e rrumbullakosura”.
Në deklaratën e cila u bë shpejt virale shkruhej:
E dua këtë grua dhe trupin e saj me forma. Kur isha adoleshent miqtë më tallnin pse tërhiqesha nga vajzat që sipas tyre, ishin me prapanicë të madhe, të shkurtra, topolake ose të shëndosha. Pastaj, kur u rrita u interesova për tema të ndryshme si feminizmi dhe kuptova se si mediat i përgjithësonin vajzat perfekte duke pikturuar një standard shumë të veçantë (të gjata dhe të dobëta) të bukurisë./d.m-dritare.net