Publikohet vendimi i Prokurorisë për djalin e deputetit Rraja

 

Është zbardhur tanimë vendimi i Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për djalin e deputetit Socialist, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 dhe mësohet se të rinjtë janë njohur 7 vjet më parë, në Nikël të Krujës.

“Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie. Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja”, thuhet në kërkesën e masës ndaj Rrajas./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Sali Berisha, falënderon zotin dhe familjen në ditën e lindjes

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.